Vajza e Luizit dhe Kiarës feston ditëlindjen e dytë

Foto: Instagram
Vajza e këngëtarit Luiz Ejlli dhe prezantueses Kiara Tito, Luna Mari, feston sot (e enjte) ditëlindjen e dytë.
Ata kanë shpërndarë në rrjete sociale pamje nga befasia që i kanë bërë të bijës me rastin e përvjetorit të radhës.
Dekori duket të jetë i fokusuar në ngjyrë rozë e Luna gjithashtu shfaqet me një fustan të tillë.

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.
Të njëjtit u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ku edhe artisti shkodran u shpall fitues.

Ata kanë qenë ndër çiftet më të komentuar të asaj kohe, duke marrë vëmendje për çdo veprim.
Luizi dhe Kiara tani po vazhdojnë me angazhimet e tyre profesionale, në muzikë e televizion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































