LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Bob Saget publikon mesazhin e fundit që shkëmbeu me të pak para se të vdiste

Vajza e Bob Saget publikon mesazhin e fundit që shkëmbeu me të pak para se të vdiste
Foto: Getty Images

Vajza e Bog Saget ndau mesazhin e fundit që mori nga babai i saj përpara se aktori i “Full House” të vdiste të dielën në mbrëmje.

Sipas New York Post, Aubrey, 34 vjeçare, shpërndau mesazhin e të atit në një postim të bërë në InstaStory.


“Faleminderit. Të dua”, thuhet në atë mesazh. Nuk është e qartë nëse ky ishte mesazhi i fundit i Saget për vajzën e tij të madhe.

Aubrey ishte vajza e madhe e Bob Saget (Foto: Getty Images)

Aktori dhe komediani, i cili luajti Danny Tanner në “Full House” dhe “Fuller House”, vdiq pasi u gjet në një dhomë hoteli në Orlando, Florida, të dielën, sipas Zyrës së Sherifit të Orange County.

Komediani i "Full House", Bob Saget ndërron jetë në moshën 65-vjeçare
Lexo po ashtu Komediani i "Full House", Bob Saget ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

“Jemi të shkatërruar për të konfirmuar se Bobi ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja e Saget në një deklaratë për Fox Neës. “Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij”.

Bob Saget me vajzat e tij (Foto: WireImage for The Scleroderma Research Foundation)

Aktori ka lënë pas gruan e tij, Kelly Rizzo . Ata u martuan në vitin 2018 në një ceremoni në Santa Monica, Kaliforni.

Ai gjithashtu ka lënë pas tre vajza të rritura dhe nënën e tyre, ish-gruan e tij, Sherri Kramer. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori