Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) mori sot vendim në lidhje me fatin e kampionatit, duke vendosur mbylljen e tij para kohe.

Ajaxi edhe pse ishte lider nuk është shpallur kampion, ndërsa në vendin e dytë, por me pikë të barabarta ishte AZ Alkmaar.

Mirëpo sa i përket biletave për në garat evropiane, të dy klubet do të shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Në Liga e Evropës do të shkojnë klube si Feyenoord, PSV dhe Williem II, ndërsa kur janë publikuar këta emra kanë filluar pakënaqësitë.

Utrecht nuk është i kënaqur me këtë vendim dhe ka vendosur të mos e lërë me kaq, ku do të çojë në gjyq Federatën Holandeze të Futbollit.

Kjo pasi sipas tyre ekipit i është mohuar e drejta për një vend në kualifikueset e Ligës së Evropës, pasi ishin në renditen me vetëm tri pikë më pak se Willhem II, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Paknqësia më e madhe është se Utrecht kishin shkruar emrin në finalen e Kupës së Holndës, ku do të përballesin me Feyenoord.

Prandaj sipas klubit vendimet e marra ditën e sotme nuk janë aspak transparente, pasi nuk është marrë për bazë asgjë.

Klubi shprehet i bindur se do e kishte fituar ndeshjen e mbetur me një diferencë të madhe golash dhe do të kthehej në pozitën e 5-të në renditje.

Më poshtë janë edhe argumentet e shtruara nga Utrecht për të çuar në gjyq Federatën Holandeze të Futbollit:

– E papranueshme që konkurrenca në kupë të mos llogaritet

– Bileta e Kupës së Ligës së Evropës që jepen nga kampionati është e pabazuar

– Ndeshja më pak në kampionat nuk merret parasysh, plus fakti që FC Utrecht ka një diferencë më të madhe të golave se Willhem II.

– Mungesë transparence dhe objektivitet në vendim.

/Telegrafi/