Utah Jazz triumfon edhe ndaj Clippers, tjetër humbje për Denverin

Utah Jazz po befason të gjithë me një ecuri fantastike këtë sezon, teksa këtë herë triumfoi në udhëtimin e vështirë të “Staples Center” ndaj Los Angeles Clippers dhe regjistroi suksesin e nëntë radhazi, duke blinduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Sfida në Kaliforni ishte vërtetë interesante dhe vendasit e nisën shumë mirë, duke vendosur një epërsi të lehtë pas gjysmës së parë të ndeshjes, por më pas Utah ngriti ndjeshëm nivelin dhe ia doli të triumfojë me shifrat 96-114.
Denver Nuggets nuk arrin të reagojë pas humbjes me Boston Celtics, pasi ka pësuar një tjetër disfatë, këtë herë me shifrat e ngushta 130-128 në transfertën ndaj Washington Wizard në “Capital One Arena”.
View this post on Instagram
Të udhëhequr nga Murray e Jokic, Nuggets bënë një fraksion të parë mjaft të mirë dhe dhanë idenë e një fitoreje të lehtë, por më pas pësuan një “black out” total dhe nuk arritën të rikuperojnë më diferencën e pikëve deri në fund.
Murray dhe Jokiç ishin padyshim nga më të mirët në parket, duke shënuar 68 pikë së bashku, 16 topa të rikuperuar dhe 15 asiste, ndërsa për vendasit shkëlqeu Bertans me 35 pikë, 3 topa të rikuperuar dhe një asist.
Një sfidë mjaft interesante u zhvillua edhe në “Chase Center” në San Francisco, ku Golden State Warriors triumfuan me shifrat 120-112 ndaj Miami Heat, por vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.
View this post on Instagram
Miqtë nga Miami bënë mirë në gjysmën e parë të ndeshjes, por Warriors arritën që të rikthejnë baraspeshën deri në fund të kohës së rregullt dhe në 5 minutat shtesë bënë diferencën falë dyshes Curry-Bazemore dhe regjistruan një tjetër sukses duke u ngjitur në zonën Play Off të renditjes.
Me vetëm dy pikë diferencë Ia doli të triumfojë edhe Portland Trail Blazers në udhëtimin ndaj New Orleans Pelicans. Sfida ishte e balancuar gjatë gjithë kohës, por në fund Portland bëri diferencën falë edhe një forme të shkëlqyer të Lillard, që shënoi 43 pikë, rikuperoi 4 topa dhe dha 16 asiste.
Në sfidat e tjera Chicago Bulls mposhti Detroit Pistons me shifrat 105-102, Boston Celtics u dorëzua me shifrat 114-122 ndaj Atlanta Hawks, ndërsa Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 118-113 ndaj Houston Rockets.

Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Megjithëse Greenwood u pastrua nga të gjitha akuzat për sulm ndaj të dashurës, Manchester United mori vendim të rëndë për anglezin e ri

Deklarata e Xhakës lidhur me udhëtimin në Serbi

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr