LAJMI I FUNDIT:

Utah Jazz e Miami Heat befasuan kampionin e nënkampionin e NBA-së (Video)

Utah Jazz e Miami Heat befasuan kampionin e nënkampionin e NBA-së (Video)
Golden State Warriors' JaVale McGee (1) and Stephen Curry (30) watch from the bench in the fourth quarter of their game against the Utah Jazz at Oracle Arena in Oakland, Calif., on Monday, April 10, 2017. The Jazz beat the Warriors 105-99. (Jane Tyska/Bay Area News Group)

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Befasitë më të madhe të mbrëmjes i ka shkaktuar Utah Jazz dhe Miami duke i shkaktuar humbje kampionit dhe nënkampionit të NBA-së.


Basketbollistët e Utah ishin në disponim të mirë dhe këtë e dëshmuan duke triumfuar kundër Golden State Warriors me rezultat 105:99, transmeton Telegrafi.

Edhe bregdetarët treguan se mund ta mposhtin Cleveland Cavaliers duke i mundur me rezultat 124:121.

Lojtari më efikas te ekipi fitues ishte George Hill, i cili për 18 minuta sa qëndroi në parket realizoi 20 pikë duke lënë pas me vetëm një pikë më pak Joe Johnsonin. Rudy Gobert shtoi 17 pikë.

Te Warriros më i miri në parket dhe në të gjithë takimin ishte Stephen Curry me 28 pikë, por që nuk mjaftoi t’i shmanget humbjes Goden State. Kevin Durat regjistroi ‘double-double’ në saje të 16 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.

Pas kësaj, Golden State mbetet lider i Konferencës Perëndimore ndërsa Jazz zë pozitën e pestë dhe ka siguruar një vend në ‘Play-Off’.

Në anën tjetër te Miami më miri në takim ishte Hassan Whiteside duke regjistruar ‘double-double’ në saje të 23 pikëve dhe 18 kërcimeve. Te Cavs, Derron Williams ishte më efikasi me 35 pikë, por nuk mjaftuan që Cleveland të mos pësoi humbjen e 30 në kampionat. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Boston 114:105 Brooklyn

Miami 124:121 Cleveland Cavaliers

Chicago 122:75 Orlando

Milwaukee 89:79 Charlotte

Portland 99:98 San Antonio

LA Clippers 125:96 Houston

Philadelphia 111:120 Indiana

Detroit 101:105 Washington

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori