Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi,e cila preku majat e Himalajeve, ka nisur fushatën “14 Majat e Himalajeve”, përmes të cilës kërkon donacione për 12 ngjitjet e saj të radhës.
Në një konferencë për media, ajo ka bërë të ditur se ekspedita për pushtimin e “14 Majave në Himalaje” fillon zyrtarisht me ngjitjen në majën Lhotce në prill – maj 2018 dhe pastaj K2 me lartësi 7.221 metra përgjatë muajve korrik – gusht.
https://www.instagram.com/p/BeSnEUaAhTf
“Këtë vit, plani im është që të ngjitem edhe në dy majat e tjera tetëmijë metërshe, në maj tentoj të ngjitem në majën Lhotce, maja Lhotce është maja e katërt më e lartë në botë dhe në gusht, shtator, tentoj të ngjitem në majën K2. K2 njihet si maja ma e rrezikshme në botë. Shpresoj shumë që do të ngjitem dhe do të kthehem”, është shprehur ajo, citon KP.
https://www.instagram.com/p/Bd5lXSFAW54
Uta ka thënë se po ashtu kanë lansuar edhe kampanjën për mbledhjen e një pjese të donacioneve e cila do të shkojë nëpërmjet “Kosova Ideas” dhe të njëjtën kohe do të shpalosë programin dhe planet e “14 Majat e Himalajeve”, të cilat do të nisë t’i realizojë këtë pranverë.
“Sot do ta lansojmë edhe kampanjën, e cila do të jetë aktive për një orë në ‘Kosova Ideas’, e që është një platformë e cila i përkrah projektet që zhvillohen në Kosovë. Bashkë me ekipin, me të cilën kemi punuar rreth një muaj e gjysmë ose dy muaj, kemi realizuar një kampanjë, një reklamë e cila do të shfaqet në këtë platformë dhe ideja është që nëpërmjet kësaj kampanje ne jemi duke kërkuar donacione prej njerëzve të cilët janë prej shtëpisë dhe duan të dhurojnë”, ka shtuar Ibrahimi.
Përfaqësuesi i shoqatës “Dajti”, Gjimi Belea, ka theksuar se i gjithë kombi shqiptar duhet ta përkrahë alpinisten, Uta Ibrahimi, për shkeljen edhe të 12 majave të tjera të Himalajeve.
https://www.instagram.com/p/Bd-POIHAM4K
“Ideja e Utës dhe e dy klubeve si e Bjeshkëtarisë së Kosovës dhe e Shqipërisë të jenë pjesë e një eventi të madh alpinistik është më tepër se diçka që e mendojmë dhe duhet të përkrahim të gjithë si komb, është se bërja e pushtimit të këtyre dhe 12 majave të tjera në Himalaje është shumë pak shtete e kanë dhe për ne është një krenari e madhe, por do t’ia lëmë kohës do t’ua lëmë brezave të cilët do ndjekin atë që ne e filluam që para pesë vitesh”, ka deklaruar ai duke shtuar se është i befasuar me përgatitje psikologjike dhe fizike të Uta Ibrahimit për të arritur majat e Himalajeve, edhe pse nuk kishte mbështetje.
Nënkryetarja e Federatës Bjeshkatare Alpine të Kosovës, Teuta Bicaj, është shprehur se Uta është një fenomen që besojnë se do arrijë te majat më të rrezikshme, siç është K2. Ajo bëri të ditur se si Federatë për projektin për fushatën “14 Majat e Himalajeve” do të kërkojnë fonde nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku shpresojnë që do t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës për t’i dalë në ndihmë alpinistes.
https://www.instagram.com/p/BdsvLMwgZXZ
“E ka dorëzua projektin edhe si federatë ne tash do e dorëzojmë edhe në ministri domethënë shkon përmes federatës në mënyrë që edhe përmes institucioneve shtetërore të kërkohen fonde dhe ndihmë materiale për realizimin e këtyre ekspeditave, shpresoj që do të marrim përkrahje edhe prej këtyre institucioneve sepse duke e ditur se si federatë nuk kemi mjete tona persona e përmes këtyre projekteve në ministri shpresojmë shumë se nuk do të hasim në ndonjë vesh të shurdhër dhe do të na përgjigjen pozitivisht”, ka deklaruar Bicaj.
Ndryshe, Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare e cila ka pushtuar dy majat më të larta në botë, Majën e Everestit 8.884 metra dhe Majën Manasulu 8.163 metra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

PSG e do Cole Palmerin, përgatit ofertën që do ta thyente rekordin e transferimeve

Djali i Ronaldos u pyet nëse Yamal ishte më i mirë se babai i tij, përgjigja e tij mund t’ju befasojë

Dy gjigantët e Bundesligës duan nënshkrimin e Armando Brojës

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

Jo vetëm Ter Stegen, Barcelona po synon t'i largojë sa më shpejtë tre lojtarë të tjerë nga skuadra

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë