LAJMI I FUNDIT:

Ushtronte dhunë psikike ndaj gruas së tij, policia arreston gjakovarin dhe ia konfiskon një armë

Ushtronte dhunë psikike ndaj gruas së tij, policia arreston gjakovarin dhe ia konfiskon një armë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti i kishte shkaktuar dhunë psikike gruas së tij.

Përveç dhunës në familje, ai kishte edhe armë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, me datën 01.03.2024 viktima femër kosovare kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj), i kishte shkaktuar dhunë psikike.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë filluar me hetimin e rastit. Pas një pune operative dhe hetimore, sot ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991”, ka njoftuar policia.


Tutje, thuhet se “lidhur me rastin e raportuar hetuesit policor, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte edhe armë në mënyrë të paautorizuar, me ç’rast në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore dhe një armë zjarri e shkurtër (pistoletë) me një karikator.

“Pistoletën dyshohet se e kishte përdorur me rastin e festimit të vitit të ri”, vijon njoftimi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “dhunë në familje”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori