LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet e preferuara për të arritur në formë

Ushtrimet e preferuara për të arritur në formë
(Foto: Pexels)

Në listën e dëshirave më të mëdha të shumëkujt është arritja e formës dhe realizmi i ushtrimeve të rregullta, qoftë për të fituar muskuj ose për të humbur peshë.

Bëni një rutinë ‘plank’

Një rutinë shumë e rëndësishme është ‘plank’ dhe ndjekja e saj çdo ditë për disa sekonda ose minuta mund të jetë shumë e dobishme.


‘Plank’ konsiderohen ndër ushtrimet më të mira, duke qenë se ushtrojnë të gjithë trupin tuaj. Filloni me 30 sekonda dhe zgjateni deri në një minutë. Duke bërë këtë si gjënë e parë në mëngjes, i kujtoni vetes që të qëndroni aktiv gjatë gjithë ditës.

Sa herë në javë duhet të ushtroni për të arritur rezultate të dukshme
Lexo po ashtu Sa herë në javë duhet të ushtroni për të arritur rezultate të dukshme

CrossFit

‘CrossFit’ është gjithashtu i këshillueshëm, pasi rekomandohet të vendosni një objektiv efektiv që është specifik, i matshëm, i arritshëm, real dhe në kohë.

Për shembull, mund të bëni tri sesione CrossFit në javë për dy muaj. Nëse në fund të atyre 60 ditëve e keni arritur qëllimin tuaj, shpërblejeni veten me diçka të vlefshme, si për shembull një festë ose një masazh.

Instruktorja rekomandon caktimin e një shpërblimi për të qëndruar i motivuar. Në këtë mënyrë, kur të jeni në javën e pestë dhe dëshironi të tërhiqeni, mund ta kujtoni atë shpërblim të ëmbël që është shumë afër për t’u arritur.

Mos u fiksoni pas peshës

Një udhëzim tjetër që duhet mbajtur parasysh është të mos përqendrohemi vetëm te pesha, por edhe te performanca, pasi mund të jetë pak dëshpëruese të shohësh peshoren duke mos treguar atë që duam.

Vendosja e një objektivi të performancës mund t’ju ndihmojë për t’ju mbajtur më të motivuar në krahasim me një objektiv për humbje peshe. Për shembull, një objektiv prej 10 pompash ose prekja e gishtave të këmbëve mund të krijojë një ndryshim të shëndetshëm nga fokusimi vetëm në dukje.

Sa kohë duhet të ushtroni që kjo të shndërrohet në shprehi
Lexo po ashtu Sa kohë duhet të ushtroni që kjo të shndërrohet në shprehi

Ushtrimet në dyshe

Një opsion alternativ është të ushtroheni me një partner, transmeton Marca. Kjo ju ofron një konkurrencë të vogël miqësore dhe rritje të përgjegjshmërisë.

Caktoni objektivat së bashku dhe filloni! Është gjithmonë pak më e lehtë kur e dini se dikush po ju brohorit dhe ju pret në palestër.

Kardio

Rekomandohet të bëni kardio duke i vendosur vetes qëllimin për arritjen e një peshe ideale që keni caktuar.

Nëse njerëzit caktojnë një peshë të synuar, atëherë qëllimi i humbjes së peshës duhet të jetë realist. Shumë shpesh, njerëzit kanë pritshmëri jorealiste për kilogramët që duan t’i humbin.

Për ta arritur këtë qëllim duhet ta vendosni edhe periudhën specifike të arritjes së objektivit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Liria individuale

Liria individuale

Këshilla Lifestyle
Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Kërshëri
Kalo në kategori