LAJMI I FUNDIT:

Ushtria jordaneze ka vrarë 27 kontrabandistë droge në kufirin Jordan-Siri

Ushtria jordaneze ka vrarë 27 kontrabandistë droge në kufirin Jordan-Siri

Ushtarët jordanezë vranë 27 kontrabandistë të armatosur droge teksa përpiqeshin të hynin nga Siria, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Kontrabandistët u “mbështetën nga grupe të armatosura” të cilët arritën të iknin përsëri në territorin sirian, tha zëdhënësi përmes një deklarate. Nga vendi i krimit është sekuestruar sasi e madhe lënde narkotike.


Ushtria raportohet se u ndeshën me kontrabandistë në fronte të ndryshme në kufirin me Sirinë dhe se kishte shumë operacione të koordinuara për t’i kapur ata.

Nuk është ende e qartë se çfarë lloj droge u kap, tha një zëdhënës tjetër i ushtrisë për CNN. Zëdhënësi, i cili kërkoi të mbetet anonim sipas protokollit të ushtrisë jordaneze, tha se kushtet e motit me borë kanë ngadalësuar hetimin.

Sasia e drogës e sekuestruar në vitin 2021 ishte dyfishi i vitit 2020, sipas shifrave të ushtrisë, me janarin në rrugën e duhur për të vendosur një rekord mujor për kapjen e drogës.

Forcat e Armatosura jordaneze thanë se vetëm këtë muaj më shumë se pesë milionë pilula Captagon që ishin sjellë në Jordani nga Siria ishin konfiskuar. Captagon është një stimulues i zakonshëm që përdoret si një alternativë ndaj amfetaminës dhe metamfetaminës në Lindjen e Mesme.

Autoritetet jordaneze kanë akuzuar ISIS-in për prodhimin e drogës dhe shitjen e saj për të financuar aktivitetet terroriste. Në vitin 2015, një zyrtar amerikan pretendoi se grupi terrorist po ua jepte drogën luftëtarëve të tij. /Telegrafi/