LAJMI I FUNDIT:

Ushtria britanike prezanton modelin e ri të tankut “Challenger2”, që është përdorur edhe në Kosovë (Foto/Video)

Ushtria britanike prezanton modelin e ri të tankut “Challenger2”, që është përdorur edhe në Kosovë (Foto/Video)

Është prezantuar dizajni i tankut më modern të ushtrisë britanike, që ka sistem laserik paralajmërues, dhe mund të shkrep plumba nga mitralozi dhe të bombardojë gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe, si dhe ka të instaluara kamera me imazhe termale.

Bëhet fjalë për dizajnin e prezantuar nga kompania BAE që ka bërë modelin e ri të tankut Challenger2, tank ky që ka shërbyer gjatë luftimeve të ashpra në Irak dhe Bosnje. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, planifikon që deri në vitin 2035 ta zgjerojë gamën e armëve të reja, transmeton Telegrafi.


Tanku është prezantuar edhe në një video të realizuar në stilin e filmave të Hollywood-it, ndërsa Challenger2 përdoret nga ushtria britanike që nga viti 1998, kurse paraardhësi i tij ishte Challenger1 ishte përdorur gjatë Luftës së Gjirit dhe invazionit të Irakut në vitin 2003.

Ky tank gjithashtu është përdorur edhe në Bosnje dhe Kosovë gjatë misioneve paqeruajtëse, ndërsa brenda tij është i vendosur topi 120 mm si dhe dy mitraloz të kalibrit 7.62, dhe mund të lëviz me shpejtësi maksimale prej 60 kilometra në orë.

Ky model i ri është përmirësuar dukshëm për faktin se mund të detektoj raketat anti-tank që me materialin e ri të përdorur gjatë prodhimit nuk mund të depërtoj brenda saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori