Ushtria amerikane futet në bordin e një anije pa flamur gjatë natës - paralajmërojnë se do të godasin rrjetet iraniane 'kudo që ato operojnë'

Forcat amerikane ndaluan dhe hipën në një anije pa shtetësi gjatë natës, duke paralajmëruar se do të godisnin rrjetet që mbështesin Iranin "kudo që ato operojnë".
Pentagoni tha se kishte kryer "një ndalim detar dhe ngjitje në bord me të drejtë vizite" në rajonin Indo-Paqësor, transmeton Telegrafi.
Anija e synuar u identifikua si M/T Tifani dhe kjo ndodhi "pa incidente".
"Ne do të ndjekim përpjekjet globale të zbatimit të ligjit detar për të ndërprerë rrjetet e paligjshme dhe për të ndaluar anijet e sanksionuara që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin - kudo që ato operojnë. Ujërat ndërkombëtare nuk janë strehë për anijet e sanksionuara", shtuan ata.
Ndryshe bllokada e porteve iraniane nga ana e SHBA-së është akoma në fuqi, kurse përfaqësuesit iranian dhe ata amerikanë pritet të takohen në Islamabad të Pakistanit për raundin e dytë të bisedimeve. /Telegrafi/
Overnight, U.S. forces conducted a right-of-visit, maritime interdiction and boarding of the stateless sanctioned M/T Tifani without incident in the INDOPACOM area of responsibility.⁰⁰As we have made clear, we will pursue global maritime enforcement efforts to disrupt illicit… pic.twitter.com/EGwDe3dBI3
— Department of War 🇺🇸 (@DeptofWar) April 21, 2026






















































