LAJMI I FUNDIT:

Ushtari kanadez, pas 24 vjet kërkimi, e gjen djaloshin boshnjak që e kishte takuar gjatë luftës (Foto)

Ushtari kanadez, pas 24 vjet kërkimi, e gjen djaloshin boshnjak që e kishte takuar gjatë luftës (Foto)

Falë rrjeteve sociale dhe mundit të gazetarëve, një ushtarë kanadez, i cili luftoi në Visoko të Bosnjë e Hercegovinës në vitin 1994, ia ka dalë që pas 24 viteve të gjejë djalin që e ka njoftuar në atë qytet.

Reklama

Lidhja e vetme që ka pasur ka qenë fotografia që Justin Frye e ka shkrepur në vitin 1994, gjatë shërbimit të tij në United Nations Protection Force UNPROFOR.

“Kam jetuar në Visoko, ndërsa njëra ndër detyrat e mija ka qenë të mbroj vendin e zhuritjes së helikopterëve të UN. Afër atij vendi kanë qenë disa shtëpi, ndërsa sa herë që ateronte ndonjë helikopter afër gardhit vinte një djalë. Jam shoqëruar sulm shpejt me të, ndërsa emri i tij ka qenë Amir. I sjellja disa ëmbëlsira, ndërsa edhe nëna ime pati filluar të dërgonte gjëra me postë për të, ëmbëlsira, stilolapsa, ngjyra dhe orë… E mbaj mend sa u gëzua për atë orë”, ka shkruaj Justin Frye në profilin e tij në Facebook, kur e ka kuptuar që Amiri është gjallë dhe po jeton me familjen në Suedi, transmeton gazetametro.net.

Edhe pse në kohën e luftës nuk ka pasur celularë e as fotoaparat digjital, ai ka arritur të bëj disa fotografi me Amirin. Më vonë, siç thotë edhe ushtari kanadez, shpesh  herë ka menduar për Bosnjën dhe Hercegovinën e sidomos për Amirin, i cili ka qenë simbol për të gjatë asaj periudhe.

“Gjithmonë e kam ruajtur fotografinë e tij. Shpesh kam menduar për të, dhe dua ta gjej dhe të kthehem në Bosnjë”, ka shkruar ndër të tjera Justin.

Justin dhe Amir shumë shpejt janë lidhur në rrjete sociale, ndërsa thuhet që shumë shpejt do të takohen, por këtë herë në një ambient më të mirë se sa atë të luftës.

“Vitin 1994 jeta e boshnjakëve ka qenë e mbushur me vuajtje, dhimbje dhe frikë. Në atë kohë ka qenë më e lehtë të qaje se sa të qeshje, një ushtar i mirë e mbi të gjitha një njeri, ka arritur të kthej buzëqeshjen në fytyrën e një fëmije të vogël. Sot ai djalë ka 32 vite dhe është bëra baba, ndërsa fëmija i tij do të mësohet të jetë një njeri i mirë siç ishte Justin.

Nuk është e lehtë të jesh njeri gjatë kohës së luftës, ku edhe jeta jote është e rrezikuar. Por për Justin kjo nuk ishte ndonjë problem! Për këtë më vjen mirë pë pas 24 viteve përsëri u lidhëm. I dashur mik, dëshiroj që për ty, nënë dhe familjen tënde më të mirat në jetë dhe ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për mua dhe të gjithë fëmijët e tjerë’, ka shkruar Amir Bajramoviq në profilin e tij në Facebook drejtuar Justinit.

Në trend Botë

Më shumë
Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Turqia
Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Turqia
SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

Amerika
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Turqia
Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Evropa
Kalo në kategori