LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët në Maqedoni do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë

Ushtarët në Maqedoni do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë

Pjesëtarët e ushtrisë nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë, u konfirmua në takimin e djeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së ministres Sllavjanka Petrovska me personat e parë të katër sindikatave në Ministri dhe Ushtri.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, kjo do të thotë se me pagën e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor, pjesëtarët e ushtrisë do të kenë rritje të pagës bazë prej 2.000 denarë.


“Ushtria është garantues i sigurisë së çdo qytetari, andaj edhe për mua si ministre dhe për Ministrinë prioritet mbetet avancimi i pozitës së çdo ushtaraku”, tha ministrja Petrovska.

Fjala është për një shumë për ngritjen e pagave të pjesëtarëve të Ushtrisë, për të cilën ministrja Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave në Ministri dhe Ushtri negociuan dhe arritën marrëveshje në prag të miratimit të Ligjit për shërbim në Ushtri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori