LAJMI I FUNDIT:

Ushtaret amerikane flasin për përdhunimet nga shokët e skuadrës dhe vuajtjet pas shërbimit ushtarak (Foto)

Ushtaret amerikane flasin për përdhunimet nga shokët e skuadrës dhe vuajtjet pas shërbimit ushtarak (Foto)

Femrat që kanë shërbyer në forcat e armatosura të Amerikës, tregojnë tmerret që ato kanë kaluar gjatë shërbimit në ushtri dhe që po kalojnë edhe tani.

Një nga këto veterane, Lurae Horse, shërbeu në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara si mekanike, ku punoi në bombarduesin B-29.


Sipas saj, ajo u përdhunua nga një shok i skuadrës. Më pas, gruaja me lot në sy tregon se nuk kishte paraqitur një ankesë zyrtare për incidentin e ndodhur.

“Unë thjesht tërhoqa pantallonat dhe u ktheva në punë,” tha ajo.

Por, vuajtjet e këtyre veteraneve femra nuk shterojnë me mbarimin e shërbimit ushtarak.

Shumë prej tyre kanë mbetur të pastreha dhe jetojnë në vende të mjerueshme.

Një tjetër veterane, Alishaa Dell, tregon se ka mbetur e pastrehë pasi ka kaluar pesë vjet në marinën amerikane.

Sipas Koalicionit Kombëtar për Veteranë të Pastrehëve në SHBA, gratë aktualisht përbëjnë tetë për qind të popullatës së përgjithshme veterane dhe 14.6 për qind të ushtrisë aktive, ndërsa pritet që këto shifra të rriten në rreth 16 për qind deri në vitin 2035.

Në dritën e këtyre tendencave, numri i veteraneve femrave të pastreha është dyfishuar nga 1,380 në vitin 2006 në 3,328 në vitin 2010.

Shkrimi i plotë: KËTU.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori