LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi dhe fitnesi gjatë Ramazanit, Besnik Humolli sqaron se çfarë duhet të hamë dhe si të stërvitemi pa rrezikuar shëndetin

Gjatë muajit të Ramazanit shumë pyetje na vijnë në mendje, marr parasysh kohën e gjatë nga syfyri në iftar – pa ngrënë e pa pirë.

Por, si mund mund ta përballojë agjërimin trupi i njeriut, cilat janë përfitimet e agjërimit, a mund të stërvitemi edhe pse jemi duke agjëruar?. Për këto dhe shumë pyetje të tjera në një intervistë për Telegrafin ka folur Besnik Humolli, instruktor fitnesi dhe nutricionist.


Besnik Humolli, instruktor fitnesi dhe nutricionist /Foto: Ridvan Slivova/

Humolli tregoi se gjatë kohës së agjërimit trupi detoksifikohet dhe i largon toksinat që grumbullohen në trup.

Ai rekomandon që njeriu duhet shpesh ta praktikojë një “agjërim” të tillë edhe në muajt tjerë të vitit.

“Është mirë shpeshherë që edhe gjatë muajve tjerë me bë një herë në javë ose në dy, apo në muaj, varësisht edhe prej metabolizmit, edhe prej kushteve që të bëjnë një agjërim që gjithë ato toksina që mblidhen në organizëm me i largu. Gjatë kohës kur ne agjërojmë, trupi fillon t’i merr dhe t’i djegë edhe ato rezerva, domethënë edhe ato toksinat të gjitha t’i djegë dhe t’i përdorë, për me mbajt organizmin gjallë”, ka thënë Humolli.

Ai tha se trupi i njeriut mund të qëndrojë me javë të tëra pa ushqim.

“Kështu që nuk bën me alarmu veten. Normal që pak trupi merr ato sinjale, se është mësu me u ushqy shpesh, sidomos javën e parë i ke ato kriza pak ma të mëdha, ma të rënda, që lyp thjesht ushqim. Mirëpo, mësohet trupi brenda asaj kohe që me fillu me marrë nga rezervat, jo nga goja që ushqehemi çdo ditë, por nga rezervat e trupit… Kështu që, patjetër duhet edhe gjatë kohës së iftarit edhe së syfyrit me pas njëfarë ushqimi të balancuar, mos me tepru, se thjesht nuk është diçka e madhe, që ti ke qëndru ndoshta 12 apo 14 orë pa ushqim. Nuk është ndonjë dëm ose diçka shumë e madhe që tash patjetër duhet me rikthy ushqimin dyfish…”, shpjegoi ai.

Nutricionisti tha se në kohën e syfyrit për ata që agjërojnë duhet të konsumojnë më shumë yndyrë të shëndetshme, por pa e tepruar.

“Proteina, yndyra, jo edhe shumë karbohidrate. Mirëpo ma tepër me posedu yndyra, sepse yndyrat  janë ato të cilat japin energji edhe tretën pak më gradualisht gjatë gjithë ditës, d.m.th mund të qëndroni pak më lehtë duke e përballuar më lehtë urinë”

Por çka i rekomandon nutricionisti Humolli personat të cilët ushtrojnë fitnes dhe aktivitete tjera sportive, e të cilët agjërojnë.

“Ju rekomandoj që patjetër me u stërvit, mos me lanë sportin, qoftë fitnes, qoftë edhe sportet tjera. Mirëpo, kur është fjala për fitnes, atëherë është mirë që të zvogëlohet pak intensiteti i stërvitjes, ndoshta për 20 apo 30 për qind. Varësisht, nëse je i avancuam mundesh vetëm 10 për qind. E, nëse je fillestar diku 50 për qind me zbut intensitetin, por më thjesht me kuptua të tjerët nëse i keni bë tre sete, për një ushtrim bëj vetëm dy sete, nëse i ke bërë katër, bëj vetëm tri sete…”, tregoi për Telegrafin Humolli. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

Këshilla Lifestyle
Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori