LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që e rrisin rrezikun e sulmit në zemër

Ushqimet që e rrisin rrezikun e sulmit në zemër

Sulmet e zemrës zakonisht shkaktohen nga ndonjë sëmundje koronare e zemrës. Kjo zakonisht ndodh kur arteret koronare, enët e gjakut të cilat e furnizojnë zemrën me gjak, bllokohen.

Substanca e cila i bllokon arteret është depozitë e kolesterolit. Kolesteroli është vital për funksionim normal të trupit, por sasia e tepërt mund të ketë efekt negativ, transmeton Telegrafi.


Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin e lartë?
Lexo po ashtu Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin e lartë?

Konsumimi i një diete të pashëndetshme mund të shpijë në sasi të larta të kolesterolit, i cili krijohet dhe thyhet në mëlçi.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur e ndryshojnë mënyrën se si mëlçia e përballon kolesterolin.

Dhe, ekspertët tregojnë se janë disa lloje të ushqimit që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur, e të cilat duhet t’i shmangni për t’i ikur sulmit në zemër.

Gjashtë shkaktarët që shpijnë në sulm të zemrës dhe si ta shmangni atë
Lexo po ashtu Gjashtë shkaktarët që shpijnë në sulm të zemrës dhe si ta shmangni atë

Këto ushqime janë:

Çokollata e bardhë dhe me qumësht, pudingët, torfe-ja, tortat dhe biskotat
– Pastat dhe byrekët
– Mishrat me yndyrë, si virshllet, hamburgerët dhe qebapët
– Gjalpa, margarina, yndyra e patës
– Vaji i palmës dhe kokosit, si dhe kremi i kokosit
– Produktet e bulmetit me full yndyrë, si jogurti, djathi, qumështi, etj. 
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori