LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet e shërbyera në format më të papërshtatshme

Ushqimet e shërbyera në format më të papërshtatshme

Ka mundësi të mëdha, se si të servohet një ushqim që të duket sa më mirë, mirëpo, të vendosurit e tij në pjatë që duket sikur pjesa ku urinohet, nuk duket të jetë një prej tyre.

Bored Panda ka mbledhur disa prej fotografive, ku më të rëndësishme janë format më të papërshtatshme se si janë servuar, se sa për atë se çfarë përmban ushqimi, transmeton Telegrafi.


Nga djathi i vënë sipër një këpuce, deri te pastat në pjatën sipër një akuariumi, janë disa prej formave se si janë bërë kreativ kuzhinierët e restoranteve.

Mishi në dërrasën e skatebordit dhe picat e varura në tel, janë disa prej këtyre servimeve që nuk lanë shije aspak të mirë. /Telegrafi/