LAJMI I FUNDIT:

USAID udhëton në Gjakovë me “City Talks”

USAID udhëton në Gjakovë me “City Talks”

Në kuadër të kampanjës KOSOVA: vendi im, USAID ka organizuar takimin e dytë në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit për media, të pranishëm në këtë takim ishin panelistë të profileve të ndryshme, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverisjes lokale dhe sektorit privat, të cilët treguan rrugëtimin e tyre të suksesit dhe të arriturave përgjatë këtyre viteve.

Të pranishmit diskutuan edhe vizionin e tyre për sektorin e punës së tyre përgjatë 20 viteve.

Mentor Bicurri, njëri prej panelistëve i cili në cilësinë e sektorit privat u shpreh i kënaqur me kontributin e këtij sektori dhënë qytetit të tyre dhe të rinjve.

“Kemi arritur që përmes punës tonë të rrisim numrin e të punësuarve në Kosovë, gjithashtu çdo ditë e më shumë po punojmë që ky numër të rritet, të krijojmë më shumë vende të pune dhe me shumë mundësi të reja për të rinjtë tanë. Momentalisht ne po punojmë që të dyfishojmë prodhimin tonë që do të rezultojë ne dyfishimin e vendeve të punës”, tha Milot Bicurri nga fabrika e tekstilit Creative në Gjakovë.

Nga ana tjetër, Albana Bakalli, udhëheqëse e sektorit për menaxhim te mbeturinave u shpreh e kënaqur me punën e deritanishme të sektorit që ajo përfaqëson.

“Me shumë mburrje mund të them se kampanja ‘Inicitativa për një Gjakovë të pastër’ ka rezultuar të ketë shumë sukses. Përmes punës që kemi bërë kemi arritur qe Gjakovë të jetë shembull për komunat e tjera” u shpreh Bakalli.

Në njoftim thuhet se USAID do të vazhdojë me takime të ngjashme edhe nëpër komunat e tjera të Kosovës, duke nxitur kështu forma të angazhimit për një të ardhme më të mirë, gjithashtu përmes tregimeve të suksesshme të profileve dhe sektorëve të ndryshëm të promovojnë mundësitë për zhvillim në sektor të ndryshëm. /Telegrafi/