LAJMI I FUNDIT:

USAID-i do të ndihmojë me dy milionë dollarë Dhomat e tregtisë për rregullim më të mirë

USAID-i do të ndihmojë me dy milionë dollarë Dhomat e tregtisë për rregullim më të mirë

Ligjet janë të mira vetëm në letër. Shpesh ndrrohen, nuk janë të kuptueshme edhe kompanitë vështirë e kanë për t’i ndjekur. Kështu Dhomat e Tregtisë në Maqedoni kanë vlerësuar ku pranë cilëve ligje duhet të punojnë. Të përballur me këtë pronlem në katër vitet e ardhshme, tre Dhoma kanë hyrë në një projekt të përbashkët për rregullimin e biznesit dhe forcimin e partneritetit publiko-privat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe USAID theksoi se rregullimi Ligjor në praktikë ka krijuar probleme dhe është e nevojshme që ajo të ndryshojë.


Objektivi ynë kryesor është që të përmirësojmë konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për të ndihmuar ata të rriten dhe për të krijuar vende pune.

Projekt i financuar nga USAID-i do të kushtojë 1.9 milion dollarë dhe do të fokusohet në bujqësi dhe në industrinë e tekstilit, IT sektorin dhe ndërtimtari. /Telegrafi/