LAJMI I FUNDIT:

Urimi i Ministres Vlora Dumoshi për katër vjetorin e pranimit të FFK-së në FIFA

Urimi i Ministres Vlora Dumoshi për katër vjetorin e pranimit të FFK-së në FIFA

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë një urim në katër vjetorin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në FIFA.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA me të drejta të plota, disa ditë më vonë ka ardhur edhe anëtarësimi në FIFA.


Me këtë datë, katër vjet më parë ndodhi ky anëtarësim i madh për futbollin e Kosovës dhe ky anëtarësim është përshëndetur me një mesazh nga e ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi.

Katër vjen nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA, kryetari Agim Ademi vjen me një mesazh
Lexo po ashtu Katër vjen nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA, kryetari Agim Ademi vjen me një mesazh

Urimi i Ministres Dumoshi për 4 vjetorin e pranimit të FFK-së në FIFA

Data 13 maj 2016, është një ditë e shënuar në historinë e futbollit të Kosovës pasi rezulton me pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA. Sot është 4 vjetori i pranimit të FFK-së në organizatën kryesore të futbollit të botë dhe si datë ka një domethënie e një rëndësi për sportin e futbollit në vendin tonë.

Kjo datë ka sjellë epilogun e ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, duke i dhënë një shtysë zhvillimit dhe avancimit të futbollit në vendin tonë, i cili ka qenë një sport që është kultivuar dhe ka pasur traditë ndër vite në Kosovë.

Pranimi i FFK-së në FIFA ka kurorëzuar punën dhe sakrificën e gjeneratave të tëra që kanë dhënë për zhvillimin e futbollit në Republikën e Kosovës, sport i cili nuk ka kaluar aq lehtë nëpër periudha të ndryshme kohore, gjatë rrugëtimit të tij historik deri më sot.

Katër vjen nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA, kryetari Agim Ademi vjen me një mesazh
Lexo po ashtu Katër vjen nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA, kryetari Agim Ademi vjen me një mesazh

Nuk harrohen dot fushat e improvizuara, arat e livadhet që njerëzit e vullnetit të mirë, i kanë liruar për terrene futbolli, për t’i dhënë shpresë shoqërisë dhe qytetarëve të Kosovës për të vazhduar më tutje, për të tejkaluar çdo barrierë e sfidë, sociale, ekonomike e politike, që pa të drejtë i ishin vënë mbi qafë popullit të Kosovës, sidomos në dekadën e fundit të shekullit 20.

Organizimi dhe menaxhimi i garave të futbollit nën robëri, ka qenë një frymëzim, vullnet dhe model edhe për sferat tjera jetësore, për mos t’u dorëzuar por për të luftuar për ta ndërtuar shtetin e Kosovës, për të cilin kanë sakrifikuar jetën e tyre edhe futbollistë të shumtë për Kosovën që ne gëzojmë sot.

Një mirënjohje të veçantë për tërë ata që kanë kontribuuar për sportin e futbollit në Republikën e Kosovës në çfarëdo forme, të cilët e kanë mbajtur gjallë këtë sport në vendin tonë dhe të cilët ua mundësuar gjeneratave të reja sot që të garojnë të barabartë me qytetarët e Evropës dhe të Botës.

Ishte legjenda Fadil Vokrri, që fati deshi, e vulosi me emrin e tij ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës si një kupë fitoreje për të dhe për vendin tonë duke e bërë Kosovën anëtaren e 205-të të FIFA-s.

Kosovën e presin sfida tjera në avancimin dhe ngritjen e mëtejme të cilësisë së futbollit, përfaqësimi dhe rezultatet në garat ndërkombëtare, puna me talentet e reja në këtë sport, përmirësimi i infrastrukturës ligjore e fizike të futbollit, dhe ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do t’i qëndrojmë gjithherë përkrah Federatës së Futbollit të Kosovës me të gjitha mundësitë që kemi.

Andaj, përmes këtij mesazhi dua t’i uroj drejtuesit e FFK-së për këtë datë historike për ta, të gjithë futbollistët i përgëzoj për këtë përvjetor të pranimit në FIFA, po ashtu edhe trajnerët, punëtorët sportiv dhe gjyqtarët e futbollit.

Urime dhe gëzime përjetë anëtarësimin në FIFA duke e bërë Kosovën pjesë të familjes së madhe të futbollit botëror!

Vlora Dumoshi

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori