LAJMI I FUNDIT:

“Urime trofeu i parë i Kupës së Kosovës për qytetarët e Suharekës, për të ardhmen do të shohim” – Daja flet pas finales

“Urime trofeu i parë i Kupës së Kosovës për qytetarët e Suharekës, për të ardhmen do të shohim” – Daja flet pas finales

Trajneri Ilir Daja i është gëzuar trofeut të radhës të fituar me Ballkanin, ku skuadra e tij fitoi sot Kupës së Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në penallti, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 2-2.

Ballkani fitoi titullin e kampionit në javën që e lamë pas, duke siguruar dy trofe në sezonin 2023/24.

“E pranishme në futboll kur je 2-0 në epërsi. Je në gjendje të mirë psikologjike. Por, pastaj Prishtina mori një penallti që nuk dua të flas për të sepse u vendos edhe pas rishikimit të VAR-it. Kur rezultati bëhet 2-1, gjendja psikologjike kthehet në anën tjetër”.

“Ne u desh ta mblidhnim veten, por Prishtina u rikthye. Por, të marrësh një kampionat dhe të luash tre ditë më pas 120 minuta, vetëm lojtarët e mi mund të motivohen dhe të luajnë deri në fund. Në penallti është edhe fati”.

“Duke ditur që është trofeu i parë i Kupës, dua që t’i uroj qytetarët e Suharekës sepse e ndiejmë përkrahjen e tyre në çdo moment. Këto trofe, titullin dhe Kupën i kam fituar para gjashtë vjetësh edhe me Skënderbeun. Përsëritet sërish pas gjashtë vjetësh”, ka thënë Daja pas fitores.

"Duam grupet e Ligës së Evropës" - presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi rrit pretendimet pasi fitoi dy trofe
Lexo po ashtu "Duam grupet e Ligës së Evropës" - presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi rrit pretendimet pasi fitoi dy trofe

Kur u pyet për të ardhmen e tij që është folur në muajt e fundit, ai nuk ka dhënë një përgjigje.

“Do të gëzohem një herë, e pastaj të shohim se çfarë do të ndodh më pas”, është shprehur Daja kur u pyet për të ardhmen. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - Kuqezinjtë po kërkojnë barazimin

LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - Kuqezinjtë po kërkojnë barazimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Kombëtarja e Shqipërisë
Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Përfaqësueset
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori