Vëllai i ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remi, ka uruar atë për lirim nga burgu.
Remi është liruar sot nga burgu pasi është marrë parasysh sjellja e tij e mirë dhe risocializimi. Vëllai i tij, Hysen Mustafa, më pas ka uruar që sa më shpejt të lirohet edhe Latif Gashi – Lata.
“Urime lirimi vlla Rem!
Uroj që edhe komandant Lata sa më shpejt të lirohet dhe të jet në mesin tonë, sepse ështe e padrejt dhe panevojshme qëndrimi i tij akoma ne burg..!!
Sa ishim te vegjël patëm kuptuar peshën e lirisë, kuptuam se asgjë nuk ka me te shtrenjte se mëmëdheu…
Kuptuam se sakrifica për atdheun s’ka fund, dhe asgjë nuk ka me te shenjte se liria, prandaj ne çdo here kemi qene dhe do jemi ne shërbim te atdheut.!
Ne nuk ikëm, u ngritëm kur atdheu na thërriste në luftën për liri te cilën me dekada e pritëm, ne nuk ikëm as nga ballafaqimi me ligjin, në kohën e lirisë për të cilën luftuam.
Edhe pse drejtësia shumë here është e pa drejt e pa pranueshme për ne, neve gjatë tërë kohës bashkëpunuam me drejtësinë vetëm e vetëm që të zbulohet e vërteta dhe të mosrelativizohet faji, dhe pamarre parasysh vendimeve te padrejta dhe akuzave te shpifura, ne nuk tërhiqemi nga asnjë milimetër të veprimeve tona sepse çdo hap që merrnim ishte në shërbim të atdheut, ne përpjekje për liri, dhe asnjë sekondë nuk e vlen te hiqet nga jeta jon e cila ishte në shërbim te atdheut, edhe njëqind here po te kthehet koha, te njëjtën sakrificë do e kishim zgjedh për liri!
Asgjë nuk ka më të shenjtë se liria, mbi te gjitha Atdheu.!” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProblemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend