LAJMI I FUNDIT:

​UP-ja lanëson planin e veprimit për barazi gjinore 2024-2026

​UP-ja lanëson planin e veprimit për barazi gjinore 2024-2026

Universiteti i Prishtinës sot prezantoj planin e veprimit për barazi gjinore.

“Ky prezantim do të paraqesë informacione të rëndësishme lidhur me aspektin gjinor të nxjerra nga strukturat e ndryshme të UP-së dhe, në vijim, planin e veprimit për dy vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin për media.


Ky plan është zhvilluar nga një grup pune i emëruar nga Rektori dhe ka marrë mbështetje nga Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeministrit dhe Agjencia UN Women.

Në fjalën e tij rektori Qerimi, falënderoj nga zemra te gjithë pjesëmarrësit ne ketë aktivitet, miqtë dhe partnerët tanë nga Ambasada e Suedisë, nga UN Women dhe nga Agjencia për Barazi
Gjinore në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, për mbështetjen e pakursyer e zemërgjerë, në mënyrë që sot të kemi e të mund të festojmë këtë Plan. Po ashtu, i falënderoj pa masë anëtarët e grupit punues për punën dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të këtij Plani.

“Derisa sot po e promovojmë një dokument vital strategjik për barazinë gjinore në Universitet—një shprehje krejtësisht e natyrshme e detyrimit tonë institucional dhe misionit social—në mbyllje të një fushate universale të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe në ndërlidhje me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është pamatshëm e rëndësishme që të riparaqesim zotimin dhe kuptimin tonë për premisat themelore që qeverisin rendin publik të të drejtave të njeriut dhe, në kontekstin e tanishëm specifik, të barazisë gjinore dhe respektit për të:

(1) Një, se përqendrimi parësor në diskutimin dhe veprimin tonë për të drejtat e njeriut është dhe duhet të jetë në qeniet njerëzore individuale, pa asnjë lloj dallimi;

(2) Dy, se qeniet njerëzore individuale formohen dhe transformohen, me vullnet (zgjedhje), fat, dhe nganjëherë, me vullnetin e të tjerëve, në një proces kompleks të ndërveprimit shoqëror;

(3) Tre, se ligjet dhe politikat që udhëheqin lëvizjen për të drejtat e njeriut dhe manifestimet e saj ligjore dhe institucionale janë mbrojtja dhe zhvillimi i plotë i qenieve njerëzore në kontekstet e tyre të plota shoqërore; dhe

(4) Katër, se kjo politikë duhet të përkthehet në qëllime dhe detyrime për mbrojtjen e integritetit fizik, integritetit moral, dhe integritetit qytetar të secilës qenie njerëzore”, thuhet në njoftim.

Rektori Qerimi tha se janë pikërisht këto premisa konceptuale dhe filozofike mbi të cilat ne kemi ngritur këtë Plan Veprimi.

“Në qendër të këtij plani është qëndrimi i qartë se respektimi i të drejtave të njeriut nuk është i negociueshëm. Është një gur themeli i vlerave tona—një parim udhëzues që përshkon çdo aspekt të institucionit tonë. Ne do të qëndrojmë të vendosur kundër çdo forme diskriminimi, ngacmimi apo pabarazie. Qëllimi ynë është të kultivojmë një mjedis ku të gjithë, pavarësisht nga karakteristikat e tyre, të ndihen të respektuar, të dëgjuar dhe të mbështetur”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori