Unitedi ofron 35 mil për mbrojtësin anglez

Goal.com raporton se mbrojtësi anglez vlerësohet 35 milionë euro kurse këto para janë shprehur të gatshëm t’i ofrojnë drejtuesit e 20 herë kampionit anglez, të cilët kanë ofruar edhe sulmuesin Chicharito.
Sulmuesi meksikan vlerësohet 14 milionë euro kurse 20.4 milionë tjera United është shprehur se do t’i ofrojë për të blerë anglezin i cili për një kohë të gjatë është monitoruar nga “Djajtë e kuq”.
Thuhet se edhe Dani Alves është në listën e Louis van Gaalit, por mbrojtësi brazilian besohet se do të vazhdojë kontratën me Barcelonën, derisa mbrojtësi Danilo tashmë është konfirmuar si lojtar i Real Madridit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































