LAJMI I FUNDIT:

Unitedi në bisedime me drejtuesit e Sportingut, afër nënshkrimi me Bruno Fernandesin

Unitedi në bisedime me drejtuesit e Sportingut, afër nënshkrimi me Bruno Fernandesin

Manchester Unitedi thuhet se është afër të mbyll me sukses tratativat për transferimin e mesfushorit portugez të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Bruno Fernandes ka shkëlqyer shumë sezonin e kaluar duke pasi mbylli sezonin me 32 gola e 18 asistime duke bërë shumë klube të vihen pas tij.

Në këtë sezon, portugezi gjithashtu ka vazhduar të shkëlqej me 13 gola dhe 13 asistime në 24 ndeshje deri tani.

Manchester United rikthen interesimin për Bruno Fernandesit
Lexo po ashtu Manchester United rikthen interesimin për Bruno Fernandesit

Klubi anglez, Manchester Unitedi është skuadra më e interesuar tash e dy afate kalimtare dhe e do me çdo kusht mesfushorin në Old Trafford.

Sipas mediumit portugez Record, Presidenti i Sportingut, Frederico Varandas dhe drejtori sportiv Hugo Viana janë në bisedime me Djajtë e Kuq për një marrëveshje transferimi të lojtarit në Old Trafford.

Mourinho i dorëzon Tottenhamit tre emrat e parë për t'i transferuar në janar  
Lexo po ashtu Mourinho i dorëzon Tottenhamit tre emrat e parë për t'i transferuar në janar  

Zyrtarët e klubit portugez u ftuan në zyrat e Unitedit për të diskutuar një transferim të mundshëm për mesfushorin, të cilin ata e vlerësojnë me rreth 70 milionë euro.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka qenë prej kohësh e lidhur me një veprim për 25-vjeçarin, ndërsa Tottenhami thuhet se ishin të interesuar ta nënshkruanin atë verën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori