LAJMI I FUNDIT:

United më nuk beson te lojtari, Shaw largohet në janar nga ‘Old Traford’

United më nuk beson te lojtari, Shaw largohet në janar nga ‘Old Traford’
Luke Shaw . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Mbrojtësi anglez, Luke Shaw ka vendosur të largohet nga skuadra aktuale Manchester United.

Lëndimet e shpeshta i kanë pamundësuar anglezit që të zë vendin në formacionin bazë tek ‘Djajtë e Kuq’.


Kësisoj Shaw ka vendosur që të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit për të gjetur një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Mediat angleze kanë raportuar se Newcastle United dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për mbrojtësin e majtë.

22-vjeçari iu bashkua Unitedit në vitin 2014 nga Southampton për një shumë rreth 38 milionë euro.

United është pajtuar ta shesë Shawin me dhe me parat e fituara të tentojë transferimin e Dany Rose.

Newcastle dhe Tottenham nëse duan transferimin e reprezentuesit anglez duhet të paguajnë rreth 10 milionë euro.

Kujtojmë që Shaw ka një kontratë aktualisht me Unitedin që përfundon në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/