Pasi u la jashtë skuadrës së Manchester United për ndeshjen e tyre kundër Chelseat, duket se Djajtë e Kuq po mendojnë të largojnë Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez u ndëshkua nga trajneri Erik ten Hag pasi refuzoi të hynte në lojë gjatë fitores 2-0 të së mërkurës ndaj Tottenhamit , dhe më pas shkoi në dhomën e zhveshjes dhe u largua nga stadiumi pa leje.


ESPN raporton se klubi ka parë mjaftë nga Ronaldo dhe madje janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë si lojtar i lirë.

ronaldo 5

Pengesa më e madhe është paga e sulmuesit, pasi ai paguhet afërsisht 500 mijë euro në javë.

Pak vite më parë, Ronaldo konsiderohej si futbollisti më i mirë në botë, por gjërat kanë ndryshuar pasi ai i afrohet moshës 38-vjeçare.

Kjo është arsyeja pse United madje është i gatshëm ta huazojë atë.

Ronaldo1

Manchester United ka frikë se nuk ka oferta

Duke pasur parasysh se kontrata e Ronaldos skadon verën e ardhshme, huazimi i tij do të nënkuptonte gjithsesi lirimin e tij falas pasi ai nuk pritet të nënshkruajë një rinovim kontrate.

United ka besim se një Kupë Botërore e fortë do të rezultojë me interes nga klube të tjera në janar, megjithëse ata ende kanë frikë se nuk do të marrin asnjë ofertë si në verë.

ronaldo ten hag 5

Jo të gjithë mund të nënshkruajnë me Cristianon duke pasur parasysh pagën e tij, megjithëse kjo do të ndryshonte nëse binte dakord për të ulur atë.

Ndërsa United nuk është i sigurt se si të shpëtojë nga Ronaldo, ajo që është e sigurt është se koha e tij me klubin është afër përfundimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app