LAJMI I FUNDIT:

United, 60 milionë euro për Sanches

United, 60 milionë euro për Sanches

Mediat britanike kanë bërë me dije se Manchester United është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me Benficas për të marrë nga ky ekip shërbimet e mesfushorit Renato Sanches.

Sipas Daily Mail, United e ka ngritur edhe më shumë ofertën për yllin e ri të Benficas, duke ofruar 46 milionë funte, ose 60 milionë euro për të.


Lojtari është një nga më të kërkuarit në këtë afat kalimtar që po vije.

Sipas gazetës britanike në fjalë, presidenti i Benficas, Luis Felipe Vieira ka qenë të enjten në Londër duke mbyllur gjithçka.

Transferimi pritet të ndodh në verë dhe lojtari do të veshë fanellën e një prej skuadrave më të forta në botë. /Telegrafi/