Pas tre vitesh mungesë në skenë, Unikkatil ka publikuar këngën e tij më të re.

Projekti i shumëpritur nga fansat e tij vjen në versionin audio dhe nuk është realizuar me videoklip.


“Për Qato” mban titullin kënga e re e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.

Kënga është e punuar nga vetë reperi në “Conqueror Records”, studion e kompaninë që ai vetë drejton. /Telegrafi/