Unikkatil, këngë në bashkëpunim me gruan

Pjesa më e madhe e këngës performohet nga bashkëshortja e tij Pristine- emri i vërtete i të cilës është Valbona Palokaj. Stili i këngës paraqet një risi për publikun dhe adhuruesit e Unikkatilit.
Unikkatili pritet të nxjerrë një album të ri deri në fund të Krishtlindjeve. Njëra nga këngët e këtij albumi pritet të jetë edhe një këngë e re në version demo e publikuar në youtube e quajtur “Urdhno Knej”.
Ndryshe, Unikkatil njihet si njëri nga reperët më të popullarizuar shqiptar, këngët dhe albumet e të cilit pëlqehen nga publiku i gjerë shqiptar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/12/2009




























































