UNICEF-i e ka cilësuar vitin 2018 si “vit të tmerrshëm” për miliona fëmijë në botë. Në rajonet e konfliktit miliona fëmijë kanë përjetuar “përmasa ekstreme të dhunës” është shprehur drejtuesi i programeve të emergjencës të UNICEF-it, Manuel Fontaine në një deklaratë të organizatës të publikuar në Këln.
Fontaine theksoi se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të mbrojë fëmijët”, theksoi.
Sipas bilancit të UNICEF-it, mijëra vajza dhe djem janë bërë drejtpërdrejt viktima të dhunës, miliona fëmijë kanë përjetuar shkelje të të drejtave bazë për fëmijët. Në shumë rajone konflikti, fëmijët janë sulmuar, janë përdorur si mburoja mbrojtëse, janë vrarë, apo janë rekrutuar si ushtarë. Përdhunimi, martesa e detyruar dhe rrëmbimi madje janë pjesë e taktikës së luftës në vende si Nigeria dhe Somalia, raporton UNICEF. Autorët e krimeve të tilla as nuk nxirren para drejtësisë.
Rriten shifrat e viktimave
Në Siri janë vrarë nga janari në shtator të vitit 2018, sipas UNICEF, 870 fëmijë. Kjo është shifra më e lartë e një nëntëmujori që nga fillimi i luftës në Siri. Në Afganistan në të njëjtën hapësirë kohore janë vrarë ose plagosur 5000 fëmijë. 89% e viktimave civile nga minat janë fëmijë.
Edhe në Jemen ka pasur një numër të lartë viktimash të fëmijëve. Të paktën 1427 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga lufta në këtë vend. UNICEF u bën thirrje palëve në konflikt që të ndalin menjëherë dhunën kundër fëmijëve dhe veçanërisht të heqin dorë nga sulmet në shkolla dhe spitale. /Dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre