LAJMI I FUNDIT:

UNË JAM NJERI I ARSYESHËM

UNË JAM NJERI I ARSYESHËM

Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj

kam fluturuar mijëra milje që ta shoh
me kërkesën e saj
“sall për hatër të kohës së dikurshme.”
së bashku e kaluam natën
e tash ishim për mëngjes
në këtë kafe në Arizonë,
vend i qetë e mirë
dielli futej
në cilorin me katrorë
të kuq e të bardhë.
ajo tha,
“s’më hahet …”
lotët i rridhnin
fytyrës
“do ta ha mëngjesin tënd,”
i thashë,
“s’bën ta çojmë poshtë …”
ajo e drejtoi shpinën dhe mori
frymë thellë e
bërtiti.
kamarierja dhe
kuzhinieri
dolën duke vrapuar.
“a është çdo gjë në rregull?”
kamarierja pyeti.
“oh, po,”
u përgjigja.
të dytë
u kthyen
dhe na vështronin
nëpër dritaren e
shërbimit.
përballë meje
lotët e saj ende
rridhnin
“merre një kafshatë proshute,”
i thashë,
“do të ndihesh më mirë.”
“mbylle gojën,”
tha,
“sall mbylle gojën!”
“shiko,” i thashë
“do të nisem sot.”
“le ta provojmë
edhe një natë,”
tha,
“mund të bisedojmë …”
e përfundova mëngjesin e
saj, pagova dhe
dolëm.


atë natë
pimë dhe biseduam e
pastaj fjetëm.
rreth orës 3 të mëngjesit
u zgjova
duke ulëruar nga dhembja
ajo m’i kishte kapur
koqet
dhe m’i tundte.
“ti bushtër e krisur,”
thashë,
“ç’hamam të ka
gjetur?”
“nuk më ke qirë,
nuk më ke qirë,”
tha.
u ngrita e fillova
të vishem.
“ç’po
bën?” pyeti.
“bën? bën?” i
ngreha pantallonat lart,
“dua ta zë një
taksi
për në aeroport!”
u ula
dhe fillova t’i
mbath këpucët.
atëherë ajo
kërceu nga shtrati dhe
u fut midis gjunjëve të mi
duke ma hapur zinxhirin.
“dua të
rrish,”
tha,
duke përkulur kokën
drejt qendrës sime.
“dua të
rrish,”
tha
“në rregull,”
thashë,
derisa hëna e verës
vinte
nëpër perde,
“sall për hatër të kohës së
dikurshme.”