LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Një e treta e flotës ruse të Detit të Zi është nxjerrë jashtë funksionit për shkak të sulmeve nga Kievi, sipas Marinës së Ukrainës, zëdhënësi i së cilës përshkroi suksesin e Kievit në ruajtjen e eksporteve të tij të rëndësishme të grurit përballë agresionit të Moskës.

Gjatë luftës së nisur nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurt të vitit 2022, Ukraina i ka dhënë flotës goditje të mëdha, të tilla si fundosja e anijes së saj kryesore Moskva dhe sulme të përsëritura në anije dhe infrastrukturë, duke përfshirë bazën e saj kryesore të Krimesë në Sevastopol, shpesh duke përdorur ” dronët e detit” dhe aftësi të mjete tjera pa pilot.

Që atëherë, Rusia ka zhvendosur anijet nga Krimea e pushtuar në verilindje në Novorossiysk, në rajonin Krasnodar të Rusisë, si dhe më larg, transmeton Telegrafi.


Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”
Lexo po ashtu Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk tha për median RBC për disa nga detajet e këtyre sukseseve dhe goditjeve në anijet ruse.

“Një e treta e tyre janë padyshim jashtë veprimit – të shkatërruara dhe të dëmtuara”, tha ai.

Kjo shifër përputhet me vlerësime të tjera si nga Fondacioni Jamestown, një institut amerikan, i cili tha në mars të këtij viti se dronët detarë dhe masat sulmuese nga Kievi në Detin e Zi e kishin lejuar atë të jepte grurë në nivele pothuajse të paraluftës. Përpjekjet e Moskës “për të ndryshuar ekuilibrin në det kanë dështuar kryesisht”.

Pletenchuk tha se duke pushtuar jugun e rajoneve Zaporizhzhia dhe Donetsk, Rusia ishte përpjekur të shkëpuste Ukrainën nga deti, por planet e saj për të arritur në qytetin e Odesës për të kontrolluar bregun verior të Detit të Zi kanë dështuar.

Rusia u shty në jug përtej lumit Dnipro dhe bashkë me të, “planet për dominim në Detin e Zi gjithashtu filluan të zbehen”, si dhe aftësia e Moskës për të kryer një sulm amfib. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishin fshehur në një shtëpi duke menduar se do t’i mashtrojnë, ushtarët rusë e pësojnë keq nga tanket ukrainase

Ishin fshehur në një shtëpi duke menduar se do t’i mashtrojnë, ushtarët rusë e pësojnë keq nga tanket ukrainase

Evropa
Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të mund t’i kushtonte Bashkimit Evropian të paktën 150 miliardë euro

Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të mund t’i kushtonte Bashkimit Evropian të paktën 150 miliardë euro

Amerika
Burri që shkrepi fotografinë që bëri xhiron e botës ka përshkruar momentin e sulmit ndaj Trump

Burri që shkrepi fotografinë që bëri xhiron e botës ka përshkruar momentin e sulmit ndaj Trump

Amerika
Ky thuhet të jetë momenti kur mbështetësit e Trump ‘njoftojnë policët se dikush po ngjitej në çati’ – pak sekonda para se të fillojnë të shtënat

Ky thuhet të jetë momenti kur mbështetësit e Trump ‘njoftojnë policët se dikush po ngjitej në çati’ – pak sekonda para se të fillojnë të shtënat

Amerika
Gjenerali i pensionuar amerikan: Një e treta e ushtrisë së SHBA mund të robotizohet deri në vitin 2039

Gjenerali i pensionuar amerikan: Një e treta e ushtrisë së SHBA mund të robotizohet deri në vitin 2039

Amerika
Zelensky riorganizon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

Zelensky riorganizon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

Evropa
Kalo në kategori