Ukrainasit kanë bërë të ditur se janë duke kompletuar punën në dronin e ri, që do të jetë “Made in Ukraine”.

Bëhet fjalë për një dronë me rreze veprimi prej 1.000 kilometra, dhe me lëndë shpërthyese prej 75 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësja e kompanisë ukrainase Ukroboronprom, Natalia Sad, që merret kryesisht me prodhimin e produkteve në fushën e mbrojtjes, ka konfirmuar se droni pritet së shpejti të prezantohet.

Sipas Kievit, me këta dronë do të arrijnë ta mbajnë hapësirën e tyre ajrore më të sigurtë, në veçanti nga dronët iranian që iu dhanë rusëve për t’i sulmuar.

Me fillimin e këtij projekti, ukrainasit patën njoftuar se do të prodhojnë dronin me të cilin do t’i kundërvihen dronëve iranianë.

Reklama

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë sërish thirrje vendeve të perëndimit që t’i dërgojnë akoma armë moderne. /Telegrafi/

Reklama