LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, lansohen nga HIMARS-i

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, lansohen nga HIMARS-i

Forcat ukrainase kanë përdorur për herë të parë raketa të veçanta të marra nga SHBA – të cilat shënjestruan trupa ruse në fushëbetejë, kurse pamjet e sulmeve janë bërë virale.

Si pjesë e ndihmës së saj ushtarake për Kievin, SHBA-të i kanë dhënë tashmë rreth 20 HIMARS (Sisteme raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë) Ukrainës, të cilat kanë ndihmuar në fushëbetejë të luftojë kundër agresionit rus.

Sistemet mund të lëshojnë raketa M30 GMLRS (Sistemi i Raketave të Udhëzuara me Shumë Lansues), transmeton Telegrafi.


Zjarri kaplon ndërtesën e qendrës kërkimore në Moskë, zhvillonte sisteme radioelektronike për ministrinë e Mbrojtjes
Lexo po ashtu Zjarri kaplon ndërtesën e qendrës kërkimore në Moskë, zhvillonte sisteme radioelektronike për ministrinë e Mbrojtjes

Neësëeek ende nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pamjet dhe ka kontaktuar ministrinë ruse dhe ukrainase të Mbrojtjes për videon, e cila deri të hënën në mëngjes kishte marrë më shumë se 118,000 shikime.

Në sfond dëgjohet kënga “Zitti e Buoni” e rok grupit italian Maneskin, ku në videon e filmuar nga ajri shfaqet shpërthimi dhe ushtarët rusë që vrapojnë përgjatë një rruge duke mbajtur me barelë ushtarët e plagosur drejt një automjeti, që me gjasë e përdornin si autoambulancë.

Thuhet se sulmi ka ndodhur rreth 13 milje nga vija e frontit në jug pranë Burchak në rajonin e Zaporizhzhia, ku raketa ra pranë të paktën shtatë ushtarëve rusë dhe një automjeti. /Telegrafi/