LAJMI I FUNDIT:

Ukraina në ‘rrezik vdekjeprurës’ nëse nuk vazhdon ndihma financiare, paralajmëron Olena Zelenska

Ukraina në ‘rrezik vdekjeprurës’ nëse nuk vazhdon ndihma financiare, paralajmëron Olena Zelenska

Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka ngritur një alarm për vendin e saj, duke paralajmëruar se nëse nuk vazhdon ndihma financiare nga vendet perëndimore, ukrainasit do të jenë në “rrezik vdekjeprurës”.

Ky shqetësim nga Zonja e Parë vjen pas bllokimit të një projektligji për ndihmë në Ukrainë, nga senatorët republikanë në SHBA, përcjell Telegrafi.


Projektligji i bllokuar do të ofronte mbi 60 miliardë dollarë mbështetje për Ukrainën.

“Projekti i madh demografik i Putinit”: Deri në 800,000 rusë thuhet se janë shpërngulur për në Krime që nga pushtimi në vitin 2014
Lexo po ashtu “Projekti i madh demografik i Putinit”: Deri në 800,000 rusë thuhet se janë shpërngulur për në Krime që nga pushtimi në vitin 2014

“Nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim”, tha ajo duke e theksuar nevojën për ndihmë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet amerikane për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti.

Për miratimin e projektligjit për ndihmë, republikanët kërkojnë nga presidenti Joe Biden financimin e masave kufitare të SHBA-së.

Sipas presidentit Biden, nëse ata dështojnë për të rënë dakord për ndihmë ndaj Ukrainës, do të ishte një “dhuratë” për presidentin rus Vladimir Putin, dhe se historia ”i gjykon ashpër ata që ia kthejnë shpinën kauzës së lirisë”.

Ndërsa shqetësimet për mungesën e ndihmës rriten, edhe Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje për një marrëveshje urgjente në Washington.

Kushte ekstreme në fushën e betejës, ushtari rus u pa duke ngrënë borë me lugë
Lexo po ashtu Kushte ekstreme në fushën e betejës, ushtari rus u pa duke ngrënë borë me lugë

Ajo kërkon nga SHBA-të që të mos bllokojnë miliarda dollarët për mbështetje financiare, pasi ato janë të nevojshme për Ukrainën që të vazhdojë luftën kundër Rusisë.

Paralajmërimet e Zonjës së Parë tregojnë se situata është kritike.

Nuk ka dyshim se qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Ukrainës ka ndryshuar, por ata shpresojnë ende në paketën e ndihmës amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori