LAJMI I FUNDIT:

Ukraina mbetet pa portierë shkaku i rasteve me COVID-19, Shevchenko regjistron për ndeshje ndihmësin e tij

Ukraina mbetet pa portierë shkaku i rasteve me COVID-19, Shevchenko regjistron për ndeshje ndihmësin e tij

Rastet me COVID-19 e kanë lënë Ukrainën pa portierë për ndeshjen miqësore që është parashikuar ditën e sotme ndaj Francës në mbrëmje.

Pas testeve të kryera vetëm një nga portierët e grumbulluar, Georgiy Bushschan, ka rezultuar i shëndetshëm, pra është negativ.


Dy portierët, Andriy Lunin dhe Yuriy Pankiv që janë pozitiv janë izoluar, duke ndjekur protokollin e UEFA-s.

Ukraina ishte në emergjencë për një portier të dytë dhe ish-sulmuesi i Milanit e ka përfshirë në listë trajnerin e portierëve, Oleksandr Shovkovskiy.

45-vjeçari e ka mbyllur karrierën e tij si profesionist në dhjetor të vitit 2016.

Por Shovkovskiy ka vazhduar të stërvitet në mënyrë individuale duke qëndruar në një formë shumë të mirë.

Gjithsesi ai nuk pritet të aktivizohet, vetëm në rast se portieri Bushchan rezulton pozitiv dëmtohet gjatë ndeshjeve.

Një zgjedhje sa e çuditshme por aq edhe unike e Andriy Shevcenkos, por e lejuar në bazë të  rregullave, pasi kombëtaret kanë të drejt të ftojnë edhe futbollistë pa klube, vetëm të ketë shtetësinë e atij vendi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori