LAJMI I FUNDIT:

Ukraina hedh poshtë akuzat e Serbisë për kërcënime me bombë në fluturimet drejt Rusisë

Ukraina hedh poshtë akuzat e Serbisë për kërcënime me bombë në fluturimet drejt Rusisë

Ukraina ka hedhur poshtë akuzat nga Serbia se shërbimi sekret i vendit qëndron pas një sërë kërcënimesh me bomba të rreme në fluturimet e Air Serbia për në Rusi.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, disa fluturime për në Moskë dhe Shën Petersburg janë vonuar ose janë detyruar të kthehen në Beograd pas kërcënimeve anonime me bomba që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.


Dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pohuar se shërbimet e huaja të inteligjencës në Ukrainë dhe një vend i paidentifikuar i BE-së janë përgjegjës, pa dhënë prova.

Putini pretendon se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë dështuar – por ja çfarë thonë kryetari i Moskës dhe ekonomistët
Lexo po ashtu Putini pretendon se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë dështuar – por ja çfarë thonë kryetari i Moskës dhe ekonomistët

Veç kësaj, zyrtarë të tjerë serbë kanë pretenduar se emailet kërcënuese janë dërguar në Serbi ose nga Ukraina ose nga Polonia.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko i ka hedhur poshtë akuzat si “të pabaza” dhe “të pavërteta”.

“Deklaratat e [Vuçiqit] për përfshirjen e pretenduar të Ukrainës në kërcënimet me bomba ndaj transportuesve ajrorë serbë që fluturojnë në Rusi janë të rreme”, tha Nikolenko në një deklaratë.

“Nuk kam më lot”: Banori i një fshati të Kievit rrëfen se si trupat ruse vranë djalin e tij
Lexo po ashtu “Nuk kam më lot”: Banori i një fshati të Kievit rrëfen se si trupat ruse vranë djalin e tij

Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë masakrën e përgjakshme të Rusisë në Ukrainë, por deri më tani ka refuzuar bashkimin me sanksionet ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë, duke përmendur statusin e saj neutral.

Siç vë në pah Euronews, vetëm linja ajrore kombëtare e Serbisë dhe kompanitë ajrore turke nuk i janë bashkuar sanksioneve të fluturimeve të BE-së kundër Rusisë.

Vuçiq ka thënë se ndonëse fluturimet e Air Serbia drejt Rusisë nuk po sjellin fitim, ato do të vazhdojnë “si një çështje e parimit tonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori