LAJMI I FUNDIT:

Ukraina fillon përgatitjet për ofensivën e mundshme ruse në fillim të verës

Ukraina fillon përgatitjet për ofensivën e mundshme ruse në fillim të verës

Rusia po përgatit 100 mijë trupa për një ofensivë të mundshme verore, ka deklaruar komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Pavliuk.

“Ne nuk i dimë planet e Rusisë. Ne dimë vetëm të dhënat që ata kanë dhe çfarë po krijojnë. Ata po krijojnë grupe me më shumë se 100 mijë trupa”, tha Pavliuk.


“Nuk do të jetë domosdoshmërisht një ofensivë. Ndoshta ata do ta përdorin këtë për të plotësuar njësitë e tyre që po i humbasin aftësitë luftarake. Por, ekziston mundësia që në fillim të verës ata të kryejnë operacione sulmuese”, shtoi komandanti ukrainas.

Pavliuk bëri të ditur se Ukraina ka filluar të përgatitet për sulmin e mundshëm duke tërhequr disa brigada për t’i përforcuar aftësitë e tyre luftarake, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Për operacionet e mundshme ruse ka njoftuar edhe Instituti për Studimin e Luftës (ISW) duke theksuar se Rusia po vazhdon me operacione sulmuese në të gjithë lindjen e Ukrainës në një përpjekje për të mbajtur konfliktin “të gjallë”.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës Ukraina gjithnjë e më shumë ka avancuar me sulmet e saj kundër forcave ruse.

Edhe pse beteja e Avdiivkës ishte një nga më të përgjakshmet deri më tani ku të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha, sipas vlerësimeve të SHBA-së që nga fillimi i luftës kanë mbetur të vdekur mbi 300 mijë rus.

Gjithashtu, me vlerësime rreth viktimave doli edhe Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar e cila tha se Rusia ka mesatarisht rreth 1,000 viktima në ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori