Ukraina avancon me sulme kundrejt Rusisë në ditën e fundit të zgjedhjeve ruse

Ukraina ka nisur një valë të re sulmesh masive me dronë sot teksa rusët votojnë në ditën e fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Bëhet e ditur se 35 dronë ukrainas kanë sulmuar vetëm gjatë natës, katër prej tyre në rajonin e Moskës.
Deri më tani, dihet se cak i sulmeve ukrainase kanë qenë zona e Kalugas, Yaroslavl, Belgorodit, Kurskit, dhe Rostovit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa një tjetër ka goditur një rafineri nafte në rajonin e Krasnodarit duke shkaktuar zjarr të madh i cili u shua disa orë më vonë.
Siç raportohet, rafineritë dhe terminalet e naftës kanë qenë objektivat kryesore të sulmeve ukrainase, në përpjekje të dobësimit të ekonomisë ruse.
https://twitter.com/PatriaeFilius/status/1769265985347842373?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769265985347842373%7Ctwgr%5E75aa76453b1dcf18b99aa554658aee35b39e521f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-rusija-ukrajina-dronovima-pogodila-biracka-mjesta-ciljali-su-i-moskvu%2F2548078.aspx
Ndërkohë, ushtria ukrainase ka njoftuar se 14 dronë rus janë rrëzuar mbi rajonin e Odesës.
Gjithashtu, rusët kanë lëshuar edhe pesë raketa kundërajrore S-300 në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk, si dhe dy të tjera X-59 në Chernihiv.
Ndërsa lufta zvarritet drejt vitit të tretë, Ukraina i është kundërpërgjigjur me më shumë sulme me dronë forcave ruse, dhe po avancon gjithnjë e më shumë në vijën e frontit. /Telegrafi/

















































