LAJMI I FUNDIT:

Ukraina arreston tre spiunë rusë

Ukraina arreston tre spiunë rusë

Si njoftojnë mediet ruse, policia ukrainase ka arrestuar dy shtetas të Rusisë, të cilët dyshohet se janë spiunë dhe kishin për detyrë kryerjen e një sërë krimeve të rënda në territorin ukrainas.

Sipas policisë, të arrestuarit janë anëtarë të grupeve paramilitare ruse që veprojnë në Ukrainën Lindore dhe ishin bashkëpunëtorë të shërbimeve inteligjente ruse.

Dy të arrestuarit kishin marrë pjesë në konflikte ushtarake në shtete të ndryshme, për çka edhe ishin dekoruar nga strukturat shtetërore ruse.

Pos arrestimit të dy spiunëve nga policia ukrainase, Shërbimi Inteligjent Ukrainas (SBU), një ditë më herët kishte arrestuar shtetasin ukrainas, Andrei Mikhailovich, i cili dyshohet se është pjesëtarë i Shërbimit Inteligjent Ushtarak rus (GRU).

Mikhailovich kishte marrë pjesë në krijimin e Departamentit të Inteligjencës, pranë Ministrisë së Mbrojtjes të së ashtuquajturës “Republikave e Donjeckut dhe Luhanskun”, rajone të Ukrainës Lindore, të okupuara nga Rusia.

SBU-ja ukrainase, ka arritur të sigurojë dëshmi të bisedave telefonike të Mikhailovichit me zyrtarë të GRU-së (shërbimit ushtarak rus të inteligjencës). Gjatë bisedave zbulohen detaje të konflikteve në mes të Shërbimit Inteligjent Civil rus (FSB) dhe atij ushtarak GRU.

Konfliktet në mes të FSB-së dhe GRU-së kanë të bëjnë me kontrollin e liderëve rebelë, në territoret e okupuara të Ukrainës Lindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori