'Ujqërit robotë' japonezë me kërkesë të lartë për të trembur arinjtë

Një kompani japoneze që prodhon ujqër robotë me pamje të egër, po përballet me një numër rekord të sulmeve fatale nga arinjtë ndaj njerëzve vitin e kaluar.
"Ujku përbindësh" është një animatorik me sy të kuq që shkëlqejnë dhe që ulërin dhe gromërijnë kërcënueshëm për të trembur kafshët e egra.
Ohta Seiki, firma me seli në Hokkaido që prodhon pajisjet, ka marrë tashmë rreth 50 porosi këtë vit, më shumë se vëllimi i zakonshëm për një vit të tërë, transmeton Telegrafi.
"Ne i bëjmë ato me dorë. Nuk mund t'i bëjmë mjaftueshëm shpejt tani. Po u kërkojmë klientëve tanë të presin dy deri në tre muaj", tha presidenti i kompanisë Yuji Ohta për AFP.
"Ndërgjegjësimi për sigurinë e arinjve dhe masat kundër dëmtimit të jetës së egër (në produktet bujqësore) u përmirësuan. Gjithashtu, pati një njohje në rritje se produkti ynë është efektiv në trajtimin e arinjve", tha Ohta.
Porositë vijnë kryesisht nga fermerë, operatorë të fushave të golfit dhe njerëz që punojnë jashtë në zona rurale, si në ndërtim.
Arinjtë mbytën 13 persona në të gjithë Japoninë në vitet 2025-2026, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 50,000 raste arinjsh u regjistruan në të gjithë vendin, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm të vendosur dy vjet më parë.
Kafshët u panë duke hyrë në shtëpi, duke bredhur pranë shkollave dhe duke bërë rrëmujë nëpër supermarkete dhe vendpushime me burime të nxehta pothuajse çdo ditë.
Numri i arinjve të kapur dhe më pas të vrarë pothuajse u trefishua nga një vit më parë në 14,601, duke shënuar gjithashtu një rekord të të gjitha kohërave. /Telegrafi/


















































