Ujkani beson në kualifikim

Gardiani i Palermos ka thënë se është i lumtur që ishte pjesë e këtij spektakli sportiv. Ai nuk besuar se do të ishte spektakël i tillë. Ujkani ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Të shohësh kaq shumë shikues këtu është një gjë si ëndërr. Nuk kam menduar se do të jetë kështu. Jam shumë i kënaqur që kemi mundur të bëjmë këtë ndeshje dhe ishalla mund të bëjmë ndeshje të tilla edhe më shpesh”.
“Ende jam te Palermo, sepse kam edhe dy vjet kontratë, por do të vendosi pas pushimeve”, ka thënë Ujkani për KosovaPress.
Ai ka folur edhe për kombëtaren duke thënë se Shqipëria është duke shkuar në rrugën e duhur. Ai thotë se kuqezinjtë do të japin maksimumin në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Sllovenisë dhe Islandës.
“Jemi në rrugë shumë të mirë dhe duhet të ecim kështu. Duhet të shikojmë çdo ndeshje për ndeshje. Shkojmë në Slloveni, ku do të mundohemi të marrim maksimumin, e më pas mendojmë për Islandën”, ka deklaruar Ujkani, i cili beson se Shqipëria mund të kualifikohet në KB 2014. /Telegrafi/










































