LAJMI I FUNDIT:

Uji nuk është pija më hidratuese për trupin – vendin e parë e zë një lloj i caktuar i qumështit

Uji nuk është pija më hidratuese për trupin – vendin e parë e zë një lloj i caktuar i qumështit

Është vështirë të mendojmë se ndonjë gjë tjetër përveç ujit mund të jetë pija më hidratuese.

Mund të keni menduar se pijet sportive janë në vend të dytë, por një studim i ri ka zbuluar se asnjëra prej tyre nuk janë pijet më hidratuese, transmeton Telegrafi.


Uji u ndihmon nyejve të funksionojnë më mirë, na ndihmon ta mirëmbajmë temperaturën e trupit dhe e ushqen trurin.

Për shkak se humbim një sasi të konsiderueshme të ujit nga djersitja, urinimi apo frymëmarrja, ne duhet t’i kompensojmë këto lëngje.

Megjithatë, uji nuk është pija më hidratuese

Pas testimit të dhjetëra personave të shëndetshëm, shkencëtarët kanë treguar se pijet me sheqer, yndyrë dhe proteinë janë më të mira sesa uji për të na mbajtur më gjatë të hidratuar.

Qumështi i skremuar është “uji i ri”

Mes 13 pijeve të testuara, qumështi i skremuar (qumështi të cilit iu është hequr kremi) rezulton të jetë më hidratuesi nga të gjithë, duke i mposhtur ujin dhe pijet sportive.

Kjo për shkak se ky qumësht përmban laktoz sheqeri, sodium, proteinë dhe yndyrë të cilat e zvogëlojnë nevojën tonë për të urinuar, dhe rrjedhimisht na mbajnë të hidratuar më gjatë.

Kafja nuk është zgjedhja e duhur kur jeni të etur

Nën anën tjetër të spektrit, kafja dhe birra nuk janë më hidratuese sesa uji. Janë dy pijet e vetme që kanë rezultuar më keq sesa uji sa i përket hidratimit të trupit.

Alkooli dhe 2-3 gota kafe mund të na shkaktojnë të humbim më shumë lëngje. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori