LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi ”Prishtina” fillon me faturim mobil të konsumatorëve

Ujësjellësi ”Prishtina” fillon me faturim mobil të konsumatorëve

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka filluar të aplikojë teknologji të re për leximin e ujëmatësve për ujin e shpenzuar. Metoda e re me teknologji të re nënkupton azhuritet dhe korrektësi në të dhënat e regjistruara në pikat matëse të ujit (ujëmatësve), si dhe informata për konsumatorin në kohë reale, lidhur me shpenzimet e ujit për secilin konsumatorë në zonën e shërbimit.

Kjo metodë përfshinë leximin me pajisjen e dorës (mBill), që minimizon çdo gabim eventual lidhur me shpenzimin e ujit gjatë leximit.


Leximi dhe faturimi me këto pajisje përfshinë:
• Leximin e shpenzimit të ujit nga pajisja e dorës (mBill), çdo muaj,
• Shtypjen dhe dorëzimin e faturës konsumatorit për shpenzimin e ujit , në momentin e leximit të shpenzimit nga pika matëse të ujit (ujëmatësi),
• Mundësinë e korrigjimit aty për aty, në rast se vërtetohet gabimi në lexim,
• Informatat e menjëhershme të shërbimit për konsumatorë, aty për aty, nëse duhet intervenuar te pika matëse e ujit (ujëmatësi), për arsye të parregullsive apo dëmtimeve eventuale të pikës matëse,
• Sistemi i ri mundëson mbikëqyrje në çdo moment të aktiviteteve të leximit në kohë reale.

IMG_3465

Me fillimin e aplikimit të kësaj teknologjie do të ketë edhe ndryshime në kohën e leximit, si dhe ndryshime në dizajnin e faturës. Leximi i ujëmatësve duhet të përfshijë periudhën njëmujore të shpenzimit të ujit. Data e leximit të çdo konsumatori do të jetë e njëjtë sikurse e leximit paraprak, me maksimum (+/-) dy ditë pune. Në rast se data e leximit dhe toleranca e lejuar dy ditë i bie të jetë në fund të javës ose gjatë festave shtetërore, atëherë periudha kohore e shpenzimit të ujit mund të shkurtohet ose të zgjatet për aq sa zgjasin këto festa. Nëse lexuesi ose faturisti nuk mund të ketë qasje në leximin e pikës matëse të ujit (ujëmatësve) që gjendet në objekt të konsumatorit, për dy muaj me radhë të ciklit të leximit dhe faturimit, lexuesi duhet të raportojë për shkyçjen e këtyre konsumatorëve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, për shkak të pamundësisë së leximit.

Fatura e re e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit përmban informata të njëjta sikurse edhe fatura e vjetër e ujit. Për informata të hollësishme rreth leximit të faturës së re të ujit, luteni të vizitoni www.kur-prishtina.com ose faqet e kompanisë në rrjete sociale.
Me rastin e vizitës, secilit konsumatorë do t’i gjenerohet (shtypet) fatura në të njëjtën kohë për ujin e shpenzuar, pos në raste të gabimeve apo shkaqeve tjera të mundshme teknike, mirëpo lexuesi është i obliguar që në afatin sa më të shkurtër, ( jo më larg se 24 orë ) të vizitojë sërish konsumatorin dhe të bëjë të gjitha përmirësimet e nevojshme.

Pra, kjo metodë e re e leximit të ujëmatësve i minimizon shumë ankesat e konsumatorëve, pasi që aplikimi do të bëhet në prezencën e vet konsumatorit (aty për aty).

Kemi filluar me komunën e Prishtinës, si fazë testuese, që më pas të vazhdohet edhe në komunat e tjera si: Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

Për qartësi të konsumatorit, kjo metodë e re e faturimit është njësoj sikurse metoda e faturimit nga ana e KEDS-it.

Faturimi bëhet sipas Sistemit Tarifor të aprovuar nga ZRrUK ( Zyra Rregullatore për Ujë dhe Kanalizim). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori