UEFA zgjedh ekipin më të mirë të ndeshjeve gjysmëfinale vajtje-ardhje të Ligës së Kampionëve

UEFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara në dy aktet, si vendas dhe mysafirë.
Gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar edhe finalistët.
Finalisti i parë është Real Madridi që eliminoi Bayern Munichun me rezultat përfundimtar 4-3.
Në anën tjetër, finalisti i dytë është Liverpooli që kapi finalen pas eliminimit të Romës me rezultat 7-6.

Pas mësimit të finalisteve dhe ndeshjeve të zhvilluara vajtje-ardhje, UEFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve gjysmëfinale.
Dy ekipet e eliminuara, Bayerni dhe Roma kanë nga tre, respektivisht dy futbollistë në formacionin më të mirë.




















































