Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka marrë vendime edhe për organizimin jo të mirë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë në kuadër të Euro 2024.
Shqipëria mposhti Poloninë me rezultat 2-0 në ndeshjen e 10 shtatorit, por në fillim pati ndërprerje shkaku i hedhjes së fishekzjarrëve në fushë.
Përveç hedhjes së fishekzjarrëve, UEFA ka vendosur ta gjobisë FSHF-në edhe për disa parregullsi tjera gjatë ndeshjes me Poloninë.
UEFA ka konfirmuar se ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 30 mijë euro dhe ka urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit të FSHF-së (të gjithë tribunës veriore dhe jugore) gjatë (1) ndeshjes së ardhshme të garave të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si vendas, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe aktet e dëmtimit.
Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë pezullohet për një periudhë provuese prej dy vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.
UEFA gjithashtu ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 14 mijë euro për bllokimin e rrugëve publike.
Përveç këtyre dy gjobave, UEFA ka dhënë edhe disa paralajmërime për FSHF-në si për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj, për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kanë investuar miliona, por mbesin amator dhe qesharak: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore

Tri klube angleze pas Mathys Tel, mësohen arsyet se pse i riu është i jashtëzakonshëm para porte

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi për përzgjedhësin e ri: Kanë aplikuar 26-27 trajnerë, këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësojnë

Hidhet shorti për Copa America 2024, Brazili në ‘grupin e vdekjes’

Ronaldo shënon në fitoren e Al Nassr, por asistimi që dha ishte shumë i bukur

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Azem Gagica eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2, por i qëllon bileta kthyese

“Leve Palestina” – si arriti që një këngë suedeze e viteve 70-ta të bëhej një himn i ri palestinez