LAJMI I FUNDIT:

UEFA flet rreth dënimit të Agim Ademit

UEFA flet rreth dënimit të Agim Ademit

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka dalë me një qëndrim sa i përket çështjes së dënimit me burg të kreut të FFK’së, Agim Ademi.

Ky i fundit vetëm ditë më parë u dënua me nëntë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në një gjykim që zgjati disa vjet.


Dënimi i tij shkaktoi shumë bujë dhe reagime në Kosovë, teksa vetë presidenti Ademi e quajti dënimin të influencuar politikisht.

E, rreth çështjes së dënimit nga gjykata, ekskluzivisht për Gazeta Olle, ka reaguar edhe shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Në pyetjen e Gazeta Olle se si mund të ndikojë dënimi i Ademit në marrëdhëniet legale UEFA-FFK, zyra për media shkroi se nuk dëshiron të komentojë gjersa të përfundojë edhe apelimi i vendimit të dënimit me burg.

“UEFA nuk ka koment pasi vendimi është subjekt i apelit dhe kësisoj nuk është final”, thuhet në përgjigjen zyrtare të UEFA’së.

Ndryshe, Ademi u dënua për akuzën e detyrimit, akuzë të cilën ai nuk e pranon. Për këtë ka deklaruar se lëndën do ta dërgojë në apel.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori