LAJMI I FUNDIT:

UEFA me dorë të hekurt edhe ndaj klubeve, e përjashton Spartakun e Moskës nga Liga e Evropës

UEFA me dorë të hekurt edhe ndaj klubeve, e përjashton Spartakun e Moskës nga Liga e Evropës

Vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë edhe në futboll pasi ky shtet po e sulmon Ukrainën dhe është futur në luftë.

Agresioni i shtetit rus ndaj Ukrainës ka bërë që ta pësojnë edhe Kombëtarja e Rusisë, por edhe klubet.


FIFA mori vendim që Kombëtarja e Rusisë t’i zhvillojë ndeshjet pa tifozë, pa himn, pa flamur dhe në terren neutral.

Ukraina i bëri kërkesë, Abramovich ndodhet në Bjellorusi për bisedimet mes dy vendeve që janë në luftë
Lexo po ashtu Ukraina i bëri kërkesë, Abramovich ndodhet në Bjellorusi për bisedimet mes dy vendeve që janë në luftë

Por tani edhe klubet ruse po e pësojnë nga ajo që po bën shteti mbi Ukrainën.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë ka marrë vendim për ta përjashtuar Spartakun e Moskës nga Liga e Evropës.

Spartaku në 1/8 e finales në këtë garë të madhe evropiane do të përballet me klubin gjerman RB Leipzig.

Por gjithnjë sipas Bild, UEFA tanimë e ka marrë vendimin për përjashtimin e skuadrës ruse, vendim që do të bëhet zyrtar gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori