LAJMI I FUNDIT:

Uebsajti i njohur për komunikim Omegle po mbyllet pas 14 vjetësh

Uebsajti i njohur për komunikim Omegle po mbyllet pas 14 vjetësh

Uebsajti i njohur për komunikim me video Omegle po mbyllet pas 14 vjetësh pas pretendimeve të përdoruesve për abuzim.

Shërbimi, që u mundësoi përdoruesve të komunikojnë me të huaj në internet, u rrit në popullaritet tek fëmijët dhe të rinjtë gjatë pandemisë, transmeton Telegrafi.


Njoftimi për mbylljen e këtij uebsajti erdhi përmes një imazhi ku ishte vendosur logoja në një gur varri.

Themeluesi i Omegle Leif K Brooks tha në një deklaratë se funksionimi i faqes së internet “nuk ishte më i qëndrueshëm, si financiarisht dhe psikologjikisht”.

Vendimi vjen derisa platforma të shumta të medieve sociale po përballen me një kontroll të shtuar nga rregullatorët në mbarë botën. /Telegrafi/